27-07-2024

Ndahet nga jeta afaristi i njohur prizrenas, Mursel Binaj

Në moshën 58 vjeçare, ndërroi jetë afaristi i njohur prizrenas, Mursel Binaj, pronar i restorant picerisë “Aurora”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Përpos miqve, ngushëllime kanë shprehur edhe drejtues të institucioneve lokale e ata të shoqatës së biznesve “Oda e Prizrenit”.

” Shprehim ngushëllimet tona me të sinqerta për humbjen e zejtarit dhe biznesmenit, Mursel Binaj. Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë zejtarët biznismen se pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë (Pronari Aurorës ) Mursel Binaj duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer. Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty do të jetë i përjetshëm.”, thuhet në këto njoftime.

Sipas njoftimit, varrimi bëhet me 07.03. 2024 në Gorozhup të Hasit/Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "NJOFTIM Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se më 05.03.2024 ndrroj jetë më dashuri jone Mursel (Ismet) Binaj 15.03.1966 05.03.2024 Vorrimi behet mẽ 07.03.2024 pas namazit të Ikindis nẽ nẽ ora 15:00 nẽ varrezat familjes në fshatin Gorozhup të Hasit. Falja namazit tẻ xhenazes bèhet në Xhamin fshatit Plane (Has). Ndërsa pamja në shtèpinë e familjes nẽ Prizren rruga Remzi Ademi nr 74 Tabahane. Të pikëlluar kujtojn: Gruaja: Gjylferija, Djemt: Arbri, Andi, Vajzat: Mirlinda, Saranda, Dafina, Alma, Vilezërit: Fadili, Qamili, Bashkimi, Dhandurt, Nuset, nipat, mbesat dhe gjith rrethi gjer."

Asnjë koment

Comments are closed.