Ndahet nga jeta mjeku prizrenas
Ka ndërruar jetë mjeku prizrenas, Dr. Sebajdin Smani- Specialist i Mjekësisë Familjare.
Ai ka vdekur pas infektimit me COVID-19, derisa po trajtohej në Spitalin e Prizrenit qe 40 ditë.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar në rrjetin social Facebook.
Dr. Smani ishte edhe specialist i terapisë.
Ky është postimi i plotë:
“Një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e mjekëve.
Një lajm i trishtë nga një vdekje e hershme e një njeriu që tanè kohën ishte në sherbim të së mirës.
Pusho në paqe kolegu dhe miku im.
Familjarë ,kolegë dhe miq pranoni ngushllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe nga Drejtorija e QKMF-Prizren”.