31-01-2025

Ndahet nga jeta mjeku prizrenas Dr. Bajram Kryeziu

Është ndarë nga jeta Dr. Bajram Kryeziu, mjek në QKMF të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

I ndjeri ishte nënkryetari i FSSHK-së dhe mjek i Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren, Bajram Kryeziu, kanë bërë të ditur nga FSSHK dhe miq të tij përmes njoftimeve mortore në facebook.Vdekja e parakohshme e mjekut, Bajram Kryeziu, ka pikëlluar jo vetëm familjarët dhe miqtë e tij, por edhe të gjithë punëtorët shëndetësor në Prizren dhe të gjithë ata që e kanë njohur atë.

Kryeziu ishte 59 vjeçar. Pas një sëmundje të papritur,  para tri dite ishte operuar në zemër (by pas)  në Shkup, por pas komplikimeve post operative ndërroi jetë sot.

Përmes një postimi për vdekjen e tij, Dr. Fadil Bajraktari, drejtor i QKMF-së në Prizren, njoftoi se i ka shprehur ngushë llime të sinqerta familjes, miqve të Dr. Bajramit si dhe si dhe të gjithe kolegëve të QKMF -Prizren. “Na tronditi thellë vdekja e Dr. Bajram Kryeziu!”, ka shkrua ai.

Referuar njoftimit nga faqja e fshatit Brezne të Opojës, varrimi i tij do të bëhet me 31.01.2025, pas namazit të Xhumasë. / Gazeta e Prizrenit

May be a black-and-white image of 1 person

Asnjë koment

Comments are closed.