22-11-2024

Ndalohen punimet në një banesë në “Jeta e Re” të Prizrenit

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka ndalur punimet në objektin shumëkatësh në lagjen ”Jeta e Re”, pranë binarëve të hekurudhës.

Referuar njoftimit zyrtar, objekti në fjalë nuk posedon asnjë leje ndërtimore, ndërsa kjo është hera e dytë që ndalohen punimet në këtë objekt.

“Komuna e Prizrenit është e vendosur që të zbatojë rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj.Zyrtarët komunal në secilin rast të këtillë do të ndërmarrin masa ndaj ndaj shkelësve të ligjit”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.