03-05-2024

“Nder dhe krenari”, Duka uron Kristjan Asllanin për titullin e fituar me Interin

nteri siguroi sonte titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24.

Pjesë e “Nerazzurrëve” është mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, të cilit një urim të veçantë ia bëri presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares shqiptare të shpallet kampion në Serie A. Urime titullin kampion Kristjan Asllani!”, shkroi Duka.

/Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.