22-11-2024

Ndërpritet qarkullimi për automjete në një pjesë të rrugës “Ahmet Prishtina” në Prizren

Për shkak të punimeve nëntokësore për përmirësimin e rrjetit të kanalizimit, që do të fillojë më 02 korrik, e që parashihet të zgjasin deri më 06 korrik 2018, rruga “Ahmet Prishtina” do të jetë e mbyllur për trafik të automjeteve.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, qytetarët do të kenë mundësi që të qarkullojnë nëpërmjet rrugëve alternative, të cilat do të jenë fleksibilie, varësisht nga vendi i punimeve në këto akse rrugore.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim, duke lutur qytetarët që t’i largojnë automjetet e parkuara gjatë kësaj rruge, në mënyrë që të lirojnë hapësirën për ta mundësuar fillimin e punimeve./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.