25-04-2024

Malishevë:  Pritet të fillojë faza e dytë e dezinsektimit të zonave endemike

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, të drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot është bërë analizë e raportit lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur, gjatë javës së kaluar. Me këtë rast, nënkryetari Berisha, i ka falënderuar të gjitha institucionet dhe ekipet, që janë përfshirë në këtë operacion.

Në raportin e tyre, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi dhe zyrtari i kësaj drejtorie, Halit Mazreku, i cili ka qenë edhe komandant i incidentit, kanë raportuar në detaje për operacionin e kërkim-shpëtimit “Berisha2018”, ndërsa i kanë falënderuar të gjithë të përfshirët në këtë operacion.

Përndryshe në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë, ku sipas drejtorëve, këtë javë pritet të fillojnë të realizohen disa projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën, si dhe pritet të filloi edhe faza e dytë e dezinsektimit të zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese kundër EHKK.

Asnjë koment

Comments are closed.