26-04-2024

Ndërroi jetë gazetari prizrenas, Nexhip Menekshe

Pas një sëmundje të shkurtër, gazetari prizrenas, Nexhip Menekshe, njëherësh drejtor i radios në gjuhën rome “Romano Avazo” ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.

Ai po ashtu ishte i angazhuar edhe në teatrin rom.

Menekshe së fundi kishte probleme shëndetësore.

Me këtë rast, redaksia e portalit “Gazeta e Prizrenit” u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve të radio “Romano Avazo”, si dhe komunitetit të gazetarëve.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.