Ndërroi jetë ish-futbollisti, “Ballkani” në zi
Klubi “Ballkani” ka njoftuar për marrjen e një lajmi të hidhur, për shkak të vdekjes së ish-futbollistit të këtij klubi, Hamit Berishës, i cili ka kontribuar për shumë vjet në ekipin suharekas, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në një njoftim të klubit të “portokallinjve” shkruan
“Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të klubit FC Ballkani, Hamit Berisha.
Me vdekjen e Hamit Berishes, Suhareka ka humbur njërën nga kontributdhënësit që me vite të tëra kontriboi në sportin e Suharekës e në veçanti Klubin e futbollit Ballkan!
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Berisha, sportistëve, dhe të gjithë qytetarëve të Suharekës”.
Ndërkaq, njoftohet se varrimi i Berishës bëhet sot me në ora 16:00 në varrezat e qytetit.