25-04-2024

Ndërroi jetë ish-futbollisti, “Ballkani” në zi

Klubi “Ballkani” ka njoftuar për marrjen e një lajmi të hidhur,  për shkak të vdekjes së ish-futbollistit të këtij klubi, Hamit Berishës, i cili ka kontribuar për shumë vjet në ekipin suharekas, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në një njoftim të klubit të “portokallinjve” shkruan

“Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të klubit FC Ballkani, Hamit Berisha.

Me vdekjen e Hamit Berishes, Suhareka ka humbur njërën nga kontributdhënësit që me vite të tëra kontriboi në sportin e Suharekës e në veçanti  Klubin e futbollit Ballkan!

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Berisha, sportistëve, dhe të gjithë qytetarëve të Suharekës”.

Ndërkaq, njoftohet se varrimi i Berishës bëhet sot me në ora 16:00 në varrezat e qytetit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.