12-12-2024

Ndërroi jetë profesoresha shumëvjeçare në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Sot, është ndarë nga jeta profesoresha shumëvjeçare e Matematikës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit, Nimete Vrenezi, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ajo vdiq në moshën 74 vjeçare, ndërsa ka dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta,  prej të cilave kanë dalë kuadro të shquara.

Vrenezi ishte edhe aktiviste në Forumin e Gruas të PDK-së.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në Prizren./ Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.