25-04-2024

Ndërroi jetë profesori i UPZ-së, Fahredin Shabani

Ka ndërruar jetë, Prof. Dr. Fahredin V. Shabani, ligjërues dhe Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin  “Ukshin Hoti” të Prizrenit.

Ai vdiq në moshën 64 vjeçare, vetëm dy muaj para se të dilte në pension.
(1977-2000), raporton Gazeta e Prizrenit.

Profesor Shabani ishte i përkushtuar në profesionin e tij, duke ia kushtuar një jetë arsimit kombëtar, përfshirë edhe angazhimin në periudhën më të vështirë të mbijetesës së tij, gjatë regjimit serb.

Punoi si arsimtar i Historisë, pastaj një kohë edhe drejtor shkolle në “Mati Logoreci”, dhe së fundi edhe profesor në universitet.

Në vitin 2016 u zgjedh anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërkaq nga viti 2018 ishte Dekan i zgjedhur i Fakultetit të Edukimit në këtë Universitet.
Ai botoi shumë artikuj, punime shkencore dhe monografi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në Prizren. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.