19-04-2024

Ndërroi jetë Shejh Rexhë Shehu

Sot ka ndërruar jetë, Shejh Rexhë Shehu nga fshati Lukijë e Hasit.

I ndjeri ka lindur në vitin 1955, raporton Gazeta e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, duke njoftuar për kalimin në amshim të Postnishit të Teqes së Halvetive në Lukinaj të Hasit.

Pos që ishte i dashur dhe devotshmërisë në besim, Shejh Rexhën e karakterizonte edhe shpirti human dhe respekti në komunitet.

Sipas njoftimit, ceremonia varrimit do të bëhet nesër (të mërkurën) në Lukinaj të Hasit, në orën 14:00 me Ikindi.

Ndërkaq, para një muaje, po ashtu ka ndërruar jetë edhe shejh Beqë Shehu, i afërm i Sheh Rexhës./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.