Ndërroi jetë veterani i arsimit në Prizren, Sefer Saramati
Sot, ka ndërruar jetë ish-punëtori shumëvjeçar i arsimit prizrenas, Sefer Saramati,
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Saramati e kishte filluar punën në arsim nga tetori i vitit 1963 deri në gusht të vitit 2008.
Për një kohë të gjatë, deri në janar të vitit 1987 ishte drejtor i sh.f. “Lekë Dukagjini” në Prizren, ndërsa më pas ka ushtruar edhe funksione të tjera.
Në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, Sefer Saramati është shpallur arsimtari më i mirë në Prizren. Çmimi është ndarë për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.
Ishte kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit-dega në Prizren./GazetaePrizrenit.net