18-04-2024

Debat për gjendjen e përgjithshme të komuniteteve joshumicë në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetaren për Komunitete, Memnuna Ajdini dhe drejtorët komunalë, organizuan një debat publik 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐞̈𝐧 “𝐆𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐣o 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢”, ku morën pjesë anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, asamblistët nga radhët e komuniteteve, përfaqësuesit e fshatrave të rajonit të Zhupës dhe Podgorës, drejtorët e shkollave nëpër fshatra, përfaqësuesit e Policisë e të shoqërive civile.

Në komunikatën e Komunës, thuhet se në këtë takim, i cili u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, kryetari Haskuka i njoftoi pjesëmarrësit në lidhje me sfidat e Komunës së Prizrenit gjatë përballjes me pandeminë, bashkëpunimin me komunitetet jo-shumicë, si dhe integrimin e tyre në gjitha projektet e Komunës.

Lexo edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan edhe problemet e ndryshme që po përballen qytetarët e komuniteteve jo-shumicë, të cilët u adresuan në drejtori të ndryshme komunale.

Krejt në fund, kryetari Haskuka duke theksuar se debate të tilla publike janë organizuar dhe do të vazhdojnë të organizohen edhe në të ardhmen, deklaroi se Komuna e Prizrenit do të mbetet e përkushtuar për fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë në të gjitha fushat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuohet zhvillimit të mirëfilltë të vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.