19-04-2024

Ndërron jetë atdhetari, profesori prizrenas Xheladin Kastrati

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare atdhetari dhe ish anëtari i ShKA “Agimi , Prof. Xheladin Kastrati.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot ( me 17 mars) në varrezat e qytetit të Prizrenit. Funerali niset nga shtëpia në drejtim të varrezave në ora 13:00.

Familja njofton se e pamja bëhet në lokalet e SHKA “Agimi” në “Shatervan”, prej datës 18- 20.03.2023, nga ora 09:00 -17:00.

Kastrati u lind më 1936 në Prizren. Në vitin 1959, kreu Shkollën e Muzikës, dega Violinë.

Pas diplomimit, punësohet si mësimdhënës në Gjimnazin e Therandës ku qëndron për një vit.
Në vitin 1971 kalon me punë në Shkollën e Muzikës në Prizren dhe qëndron aty deri në pensionimin në vitin 2008.
Kastrati ka jetuar me familjen në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.