19-02-2025

Ndërron jetë shkrimtari dhe profesori i njohur

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, profesori universitar Muhamed Kërveshi.

Ai lindi në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb.
U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën. Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Varrimi i profesorit bëhet nesër (15.02.2025) në varrezat e qytetit të Pejës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.