05-10-2024

“Ndërtimi i strehimores së kafshëve”, mashtrimi i radhës së Shaqir Totajt

LDK në Prizren e ka akuzuar për mashtrim pushtetin lokal, të udhëhequr nga Shaqir Totaj i PDK-së.

Sipas degës së LDK-së, Totaj gjatë fushatës elektorale pati premtuar ndërtimin e strehimores së kafshëve, por që kjo doli të jetë mashtrimi i radhës nga ana e tij.

Komunikata me video:

“Mashtrimet e Shaqir Totaj, nuk po kanë fund. Karvanit të mashtrimeve i bashkangjitet edhe ajo e ndërtimit të strehimores së kafshëve në Prizren, i cili me anë të një videoje shprehte “dhembshui të madhe” për kafshët.
Ja shkrimi i Shqir Totaj, me të cilin premtonte angazhim të fuqishëm për ndërtimin e strehimores së kafshëve👇
Fuqishëm do të angazhohem për ndërtimin e strehimores së kafshëve në Prizren.

“Po ndjekë me shqetësim situatën e krijuar nga problemi me kafshët e pastreha në Prizren, që filloi të aktualizohet në dy vitet e fundit kur qentë endacakë vërehen në numër të madh nëpër rrugët e qytetit. Dje duke ecur në qytet takova një grup aktivistësh të cilët me vetiniciativë mirën me trajtimin e kafshëve endacak, ku në mesin e tyre është edhe veterineri. Ky grup me vetiniciative kanë marr përsipër që t’ju ndihmojnë shqetësimeve të qytetarëve sidomos frikës dhe trishtimit të fëmijëve. Këta përkujdesen për këto kafshë të sëmura nëpër rrugë.

Këta vullnetarë ofrojnë për kafshët trajtime mjekësore (ndihmën e pare, për të shmangur qentë kur është e nevojshme, trajtimin, kujdesin kundër parazitëve të brendshëm e të jashtëm infektues për kafshët dhe njerëzit në të gjithë mjedisin) si dhe i ushqejnë. Ata përpiqen të bëjnë një strehimore. Për fat të keq, kjo punë është vullnetare për të ruajtur ambientin prej sëmundjeve infektuese, e kjo bëhet me vetë-financim. Mësova se ky grup mund të bëjë gjëra më të mëdha në mbrojtje të kafshëve. Shpreha gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim për projektin e ndërtimit të një strehimoreje për kafshë”.

Sot, qentë endacakë janë edhe në qendër të qytetit, në lagje dhe në fshatra. Por, tani Shaqir Totaj si kryetar i Prizrenit nuk e ka më atë shqetësim, sepse pritoriteti i tij është zhvatja e parasë publike, korrupsioni, punësimi i djalit, nuses së djalit, politizimi i arsimit.

Shaqir Totaj, përveç tenderëve të kurdisura për asfaltim rrugësh dhe shtrim të kubëzave, nuk do të mbahet mend për asnjë projekt tjetër, sepse të gjitha premtimet dolën të jenë mashtrime.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.