01-05-2024

Ndërtimi i tunelit në rrugën Prizren-Tetovë, miratohet Projektligji për ndarjen e kostos ndërmjet palëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për Ratitfikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren.

Gjatë prezantimit të këtij Projektligji, Kryeministri Albin Kurti tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarjeve të kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.
Ndërkohë, Ministri Liburn Aliu tha se më këtë projektligji synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë, e cila është lidh me datën 12 janar 2024, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Asnjë koment

Comments are closed.