Ndeshje dramatike, përcaktohet fituesi i finales së Superkupës
Finalja e Superkupës i ka takuar Trepçës së Mitrovicës.
Në një ndeshje dramatike brenda fushës e me tensione të shikuesve ku, mitrovicasit ia kanë dalë në fund që të festojnë, duke e mposhtur Pejën.
Rezultati përfundimtar ka qenë 78-76.
Nga fundi i takimit ishte Drilon Hajrizi ai i cili realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe i dha fitoren Trepçës.
Paraprakisht ndeshja ishte e balancuar, ku ka parë të dy skuadrat që të gjenden përpara.