19-04-2024

Ndodhi edhe kjo, prishtinasi e raporton vetën në polici për narkotik

Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij ka mbjellur kanabis.

Menjëherë organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë bimë me gjatë pesë deri në 90 centimetra.

Njoftimi i plotë i Policisë.

KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE

Prishtinë, 24.07.2021-10:00. I dyshuar mashkull kosovar ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike. Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatësi -5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./IO

Asnjë koment

Comments are closed.