Ndodhi në Prizren, gjatë emisionit, qentë futen në skenë

Posa qentë u afruan afër mysafirëve, kandidatë për deputetë të partive sidomos ai, i AAK’së Ilir Baldedaj, nisi të akuzojë Arbër Rexhajn dhe partinë e tij, se nuk kanë arritur asnjëherë të zgjidhin çështjen e qenve endacakë.

Duke u bazuar në këtë, ata iu drejtuan Rexhajt se nuk do mund të ia dilnin të qeverisnin asnjëherë në nivel qendror, meqenëse çështjet më të vogla gjatë qeverisjes në nivel lokal nuk ia folën t’i zgjidhin.

Vlen të theksohet, se debati i Frontal në Prizren, ishte një nga debatet më të ‘ashpra’ të realizuara deri më tani. /GazetaExpress/