Ndriçimi publik në fshatra të Zhupës
Në Reçan dhe disa fshatra të Zhupës po bëhet rregullimi dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik.
Në një njoftim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, thuhet se ky projekt realizohet në kuadër të projekteve në zonën urbane dhe në fshatra të Komunës së Prizrenit.
“Me më shumë ndriçim, krijohen më shumë hapësira publike për qytetarë” thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net