17-05-2024

Dy të mitur ndalohen në Piranë të Prizrenit për shkak të vjedhjeve

Dy persona të mitur janë arrestuar në fshatin Piranë të Prizrenit, nga njësitë për parandalimin e krimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Njëri nga zyrtarët rajonal të policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se të miturit me urdhër të Prokurorit janë ndaluar, për shkak të vjedhjeve të kryera, përfshirë edhe ato nëpër shtëpi.

Ai nuk bëri të ditur identitetin e të arrestuarve.

Sipas tij, po ashtu gjatë fundjavës janë konfiskuar edhe dy armë, një në Dragash dhe një tjetër nga stacioni policor -Veri në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.