Ndryshon harta, ja zonat me Covid ku ndodhen tash komunat e rajonit të Prizrenit
Sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit ka kaluar në zonën e verdhë, ku do të jenë edhe Suhareka e Rahoveci, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë gjithsej 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.
Në zonën e verdhë janë komunat: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.
Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu. / GazetaePrizrenit/