24-04-2024

Ndryshon harta, ja zonat me Covid ku ndodhen tash komunat e rajonit të Prizrenit

Sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit ka kaluar në zonën e verdhë, ku do të jenë edhe  Suhareka e Rahoveci, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë gjithsej 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë komunat: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu. / GazetaePrizrenit/

 

Asnjë koment

Comments are closed.