Ndryshon lista e zonave me rrezikshmëri: Ja ku qëndron Prizreni dhe komunat përreth
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për shpërndarjen e re të komunave sipas zonave, varësisht nga situata epidemiologjike e shtatë ditëve të fundit, shkruan Gazeta Express.
Në zonën e kuqe janë komunat me mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë (Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)
Në zonën e verdhë janë komunat me 76-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë (Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)
Në zonën e gjelbër komunar deri në 75 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë (Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-0
Në zonën e kuqe, aty ku futen komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 21 komuna. Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 19:00.
Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë, MSH-ja ka njoftuar se janë 10 komuna.
Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë, janë shtatë komuna.
NDRYSHIMET NË KATEGORIZIMIN E KOMUNAVE TË DATËS 04.12.2020 DERI MË 11.11.2020
Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.
Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.
Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.
Shpjegim:
Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë
(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)
Zona e verdhë: 70-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë
(Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)
Zona e gjelbër: Deri në 70 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë
(Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00)