22-11-2024

Ndryshon lista: Komuna të tjera hyjnë në zonën e kuqe, ja ku qëndron Prizreni, Suhareka e Dragashi

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar sot qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga COVID-19.

Prizreni mbetet në zonën e verdhë

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë 21 komuna, në zonën e verdhë 15 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër vetëm dy sosh.

Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 21 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 15 komuna:

Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna: Dragashi dhe Novobërda.

Asnjë koment

Comments are closed.