25-04-2024

Vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Për dallim nga disa ditë paraprake, sot është raportuar për rënie të rasteve të prekura nga Covid-19, por në Prizren ka pasur rritje.

Në nivel vendi ka 11 raste më pak, derisa në Prizren 10 raste më shumë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit ka pasur 2 vdekje me Covid në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për 1 rast në Prizren (73 vjeç) dhe një në Rahovec (46 vjeç).

Lexo edhe:

Kuvendarja e AAK-së, Sinanaj: A po e provokon arsimin DKA në Prizren?

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 mostra, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 37 të infektuar  janë nga qyteti, ndërsa nga një rast në fshatrat: Zhur, Kushnin e Korishë,  transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.