19-04-2024

Kuvendarja e AAK-së, Sinanaj: A po e provokon arsimin DKA në Prizren?

Kuvendarja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Agnesa Sinanaj ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren, për siç ka thënë provokimin që po i bënë arsimit, duke u dhënë privilegje disa drejtorëve të shkollave, “ që ndërrojnë partitë”, duke u dhënë madje edhe pushtet familjarë, propozojnë edhe anëtarët e panelit intervistues për zgjedhjen e drejtorëve.

Nëpërmjet një postimi në “facebook” ajo ka thënë se derisa ata  mbështeten edhe me projekte nga paratë e qytetarëve, shkollat e mëdha në qytet injorohen pasi drejtorët nuk janë të “dëgjueshëm”.

Postimi i saj i plotë i saj:

Kapja e Drejtorisë së Arsimit në Prizren

Njëri nga drejtorët e shkollave të vogla, në një fshat të komunës, i privilegjuar nga DKA me projekte prej parave të qytetarëve, avancohet në kryetar të Komisionit për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë e Arsimit.

Pushteti zgjerohet edhe me tej: Gruaja e tij është kryetare e Komisionit për Ankesa.

Ata madje ia propozojnë edhe Kuvendit të Komunës, anëtarët e panelit intervistues për zgjedhjen e drejtorëve. Sigurisht aso nga soji i tyre.

A është kjo ç’kapja që patën premtuar pushtetarët e tanishëm të Prizrenit apo provokim i arsimit, në komunën e dytë për nga madhësia?!

Ndërkohë injorohen investimet në shkollat e mëdha të qytetit, ku drejtorët nuk ia bëjnë “lepe-peqe” pushtetarëve, duke ndërruar partitë për një pozitë!!!

 

Asnjë koment

Comments are closed.