26-04-2024

Te “Lkeni” në Pashtrik vendosen 41 flamuj në nder të 41 dëshmorëve të rënë

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, bashkë me disa nga ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së, në prag të 28 nëntorit, kanë vendosur 41 flamuj në kufirin Kosovë-Shqipëri për 41 dëshmorët e rënë në këtë vend.

“Sot me bashkëluftëtarë i vendosëm 41 flamuj kombëtar në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar”, shkroi Qeriqi.

Ai ka publikuar edhe videot derisa vendosen flamujt për nderimin e bashkëluftëtarëve.

Flamurat vërehen të jenë vendosur në afërsi të varrezave të dëshmorëve. /Gazeta Express/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.