Policia ka njoftuar se ndaj nëntë personave në lagjen Arbana të Prizrenit është iniciuar rast për shkak të moszbatimit të masave ndaj Qeverisë për Pandeminë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën Magjistrale, rreth orës 14:00.
“Ndaj nëntëve të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GazetaePrizrenit.net