20-04-2024

Në “Arbanë” të Prizrenit arrestohen nëntë persona

Policia ka njoftuar se ndaj nëntë personave në lagjen Arbana të Prizrenit është iniciuar rast për shkak të moszbatimit të masave ndaj Qeverisë për Pandeminë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën Magjistrale, rreth orës 14:00.

“Ndaj nëntëve të dyshuarve meshkuj kosovar  është iniciuar lënda pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.