“Njoftohen qytetarët se me datë 10.03.2025 (e hënë), do të fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (tek ish objekti tashmë i rrënuar i “Lirisë”)” në Bazhdarhane, në Prizren”, thuhet në njoftim.
“Për shkak se punimet do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, kërkojmë që të hënën nga ora 08:00 t’i largoni automjetet e parkuara tek ish objekti i “Lirisë”. Shpresojmë në bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banorët dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Rrënimi i ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit është realizuar pesë muaj më parë.
Ndryshe mbyllja dhe hapja e disa rreth-rrotullimeve sikur ai afër qendres tregtare “Interex” ka ndikuar në krijimin e kolonave.