26-04-2024

Në Belgjikë nuk kanë para për trajnerin Besnik Hasi

Trajneri kosovar, Besnik Hasi, nuk është i gatshëm të kthehet të punojë në Belgjikë.

Mediumet belge kanë raportuar se Cercle Brugge ka shprehur interesim për ta punësuar trajnerin nga Gjakova. Por, nuk janë marrë vesh për shkak të pagës së madhe të kërkuar nga Hasi, transmeton KTV.

Hasi, së fundmi, ka punuar në Arabi te skuadra e Al-Read, skuadër me të cilën ka kontratë deri në korrik të këtij viti.

Hasi, vite më parë, ka punuar në Belgjikë, si trajner i Anderlechtit.

Asnjë koment

Comments are closed.