27-04-2024

Në Demjan të Hasit varroset veterani i arsimit, Durak Duraku

Sot në vendlindjen e tij, në fshatin Demjan të Hasit u varros mësuesi i hershëm, veterani i arsimit, Durak Xhemë Duraku.

Ai ishte ndër të parët në këtë rajon, duke kryer me përkushtim misionin e shenjtë dhe duke përcjellë tek gjeneratat e reja dritën e diturisë, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Pos tjerash mësues Duraku, do të mbahet mend edhe si përkrahës i shkollimit dhe emancipimit të femrës hasjane, të cilën në atë kohë e kishte dëshmuar me dërgimin e vajzave të tij në shkollimin e mesëm dhe të lartë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.