20-04-2024

Në disa fshatra të Suharekës fillon rregullimi i rrugëve fushore

Për t’i përmirësuar kushtet e fermerëve të komunës së Suharekës, tashmë ka filluar të realizohet projekti “Rregullimi i rrugëve fushore”.

 

Në njoftimin e komunës, thuhet se fillimisht po punohet në rregullimin e rrugëve fushore të fshatit Reshtan dhe Studençan, për të vazhduar më pastaj edhe në fshatrat tjera.

 

“Këtë nismë të mirë të kryetarit Muharremaj, fermerët e kësaj ane e kanë përshendetur dhe mirëpritur pasi që qasja në fushat (arat) e tyre do të jetë më e lehtë”, thuhet në njoftimin në të cilin sqarohet se për të mbikqyrur punimet në terren është vazhdimisht edhe drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi, së bashku me ekipin profesional.

 

Asnjë koment

Comments are closed.