Në Dragash po zhvillohet turneu i Pehlivanëve
Në stadiumin e Dragashit është mbajtur turneu tradicional i Pehlivanëve 2019.
Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Dragashit me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, mirëpo tani ky manifestim është bërë tradicional dhe shënohet për çdo vit, njofton Klan Kosova.
Në këtë garë marrin pjesë meshkuj të moshave e kategorive të ndryshme ku “lufta” zhvillohet mes dy garuesve ndërsa fiton ai që rrëzon kundërshtarin.
Veç garuesve nga rajoni i Prizrenit e nga gjithë Kosova po marrin pjesë edhe garues të ardhur nga vendet e rajoni si nga Maqedonia e Shqipëria por edhe nga vendet më të largëta si nga Turqia e Bullgaria.
Këtë ngjarje nga afër po e ndjekin shumë qytetarë të cilët po argëtohen me garat këtu ndërsa për më të mirët do të shpërblehen edhe me çmime.