26-04-2024

Në dy raste, konfiskohen armë në Prizren

Policia gjatë aktiviteteve në dy raste të ndara në Prizren ka sekuestruar dy armë,  të cilat ishin në pronësi ilegale dhe pa leje përkatëse, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në rastin e parë, policia pas raportimit se ka gjuajtje me armë, ka reaguar me njëherë dhe ka arritur që të identifikojë të dyshuarin SH. H, ku ne shtëpinë e tij ka të shtëna me armë zjarri, në një aheng familjar.

Në njoftim, thuhet se në ketë rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të modeli ‘Zasatava’ prodhim Jugosllav. I njëjti ka pranuar se ka gjuajtur me armë zjarri.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër,  policia ka reaguar ndaj një informate se një person posedon një armë zjarri. “Në ketë rast policia ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin G. B. ku nga çanta e krahut (sportive) të gjejë dhe sekuestron armën e zjarrit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit i kontrollohet banesa. Gjatë kontrollimit të banesës nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, bën të ditur policia në Prizren.

Pas realizimit të deklaratës prokurori kujdestar ka rekomanduar ndalim për 48 orë./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.