24-11-2024

Në familjen Krasniqi, dy vëllezërit vdesin brenda ditës

Një rast i rëndë ka ndodhur në Lipjan.

Familja Krasniqi nga Smallusha ka përjetuar dhimbjen e dyfishtë të vdeƙjes së dy vëllezërve brenda ditës.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka dhënë vetë familja përmes rrjetit social.

Njoftimi i familjes:

Me zemër të thyer, ju njoftoj për humbjen e dy kusherinjve të mi të dashur, Bislim dhe Hajrush Krasniqi, të cilët ishin jo vetëm vëllezër me njëri-tjetrin, por edhe vëllezër të shpirtit për të gjithë ne. Të dy ata na lanë në të njëjtën ditë, duke na lënë një zbrazëti të thellë në zemrat tona.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje, por kujtimet e tyre të dashura do të jetojnë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. U prehshin në paqe dhe Zoti i dhëntë forcë familjes të qëndrojë e fortë në këto momente të vështira.

Asnjë koment

Comments are closed.