Në fshatin Celinë filluan punimet për uljen e nivelit të përroit
Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, sot kanë nisur punimet në projektin “Ulja e nivelit të përroit në fshatin Celinë”.
Në ceremoninë e nisjes së punimeve të pranishëm ishin kryetari Smajl Latifi, Berat Duraku – drejtor i DBPZHR-së dhe Afrim Dina – kryesues i Kuvendi.
“Pikërisht dalja e ujit nga shtrati i këtij përroi janë vërshuar shumë toka bujqësore dhe ekonomi familjare. Përfundimi i këtij projekti hap rrugë për projektin tjetër të ndërlidhur për kullimin e tokave bujqësore të fermerëve të vyeshëm të këtij fshati”, është shprehur Latifi.
Muhamet Ramadani, kryetar i këshillit të fshatit Celinë e ka falënderuar Latifin, Durakun, Dinën, dhe asamblistët Rasim Fazliu dhe Faton Ramadani, për projektin “Ulja e nivelit të përroit në fshatin Celinë”. Ai tha po ashtu se sot filluan punimet, në njërin ndër projektet më të rëndësishme për banorët e fshatit Celinë.
Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit i cili kap vlerën prej 178,000 euro dhe që ka një gjatësi prej 1237 metra.