Në gjendje të rëndë 18 vjeçari nga Prizreni i lënduar nga rrëzimi i një lisi tek ura mbi Marash

Djaloshi 18 vjeçar E.Sh nga Prizreni, që pësoi lëndime nga rrëzimi i një lisi mbi Marash, ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Babai i tij, që edhe vet ka pësuar pasi në momentin kritik kishte qenë me të birin, konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit” se djaloshi, student i vitit të parë, ndodhet në gjendje kome, në repartin Neuropsikiatrik në Prishtinë.

Ai ka thënë se djali ka pësuar goditje në tru dhe ka humbur shumë gjak, pas plagëve të marra,  derisa ishin mbi urë kur ishte rrëzuar lisi.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra

Në fakt në piknik kishin dalë babai me djalë dhe motrën, dhe që të tre kishin pësuar lëndime.
Rastin e lëndimit të tre personave e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren.

Portali “Gazeta e Prizrenit” ka njoftuar se dy ditë më parë, mbi Marash është rrëzuar një lis i madh, i cili pos lëndimeve të tre qytetarëve, ka dëmtuar edhe urën.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme

Shkaku i mbylljes së saj, qytetarët nuk kanë mundur të ecin në këtë pjesë. /GazetaePrizrenit.net