Në Has organizohet aktivitet vetëdijesimi për dhurim të gjakut

Me rastin e shënimit të ”Javës së Dëshmorëve të Hasit”, Rinia hasjane organizon aktivitet vetëdijesimi për dhurim të gjakut, me moton “Dëshmorët e dhanë jetën për Liri, e Ne të dhurojmë gjak që të shpëtojmë jetë” raporton Gazeta e Prizrenit.

“Ju mirëpresim të gjithë juve që shprehni vullnetin dhe gatishmërinë që të na bashkëngjiteni, të mërkurën me 07.06.2023, duke filluar nga ora 11:00 në QMF GJONAJ! Ejani që bashkë të jemi shembull I humanizmit!”, thuhet në njoftim.