Në këtë fshat të Suharekës, koronavirus ‘ndalet’ me rimorkio
Në fshatin Semetisht një lagje ka marrë disa masa për të parandaluar qarkullimin e njerëzve rreth shtëpive të tyre, ku në mes të rrugës kanë vendosur një rimorkio. Kjo është vetëm njëra nga masat efektive që ka marrë ky fshat në lidhje me parandalimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 227 raste pozitive me koronavirus COVID-19. Nga këto raste 37 të prekur janë shëruar, derisa 7 prej tyre kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Koronavirus e ka prekur edhe komunën e Suharekës, ky deri më tani në këtë qytet janë konfirmuar 4 raste, por që njëri nga ta bën pjesë në listën e të shëruarve.
Rastet pozitive janë konfirmuar në Bllacë, brenda qytet dhe një ka qenë në karantinë në Qendrën e Studentëve i cili kishte ardhur nga jashtë.
E për të mos pasur kontakte me zonat e prekura me koronavirus, në fshatin Semetisht disa banorë kanë vendosur rimorkio në mes të rrugës.
Kjo rimorkio e bën të pamundur që veturat të kalojnë rrugën dhe siguria për këtë banorë është më e madhe.
Më poshtë keni fotografinë nga vendi i ngjarjes.