10-01-2025

Në Krushë të Vogël përurohen varrezat e martirëve

Në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit, sot u përuruan varrezat e martirëve, në nderim të 113 martirëve, prej të cilëve 60 persona të pagjetur, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Projekti është realizuar nga Drejtoria e Administratës komunale, ndërsa në ceremoni morën pjesë zyrtarët lokal.

Më 25, 26, 27 mars të vitit 1999, në disa fshatra të rajonit të Anadrinisë, sidomos në Krushë të Vogël dhe të Madhe, është ndërmarrë një fushatë e egër dhune nga forcat serbe, duke vrarë e masakruar një numër të burrave, pa kursyer as fëmijët, gratë dhe pleqtë.

Krusha e Vogël, rreth 10 kilometra larg Prizrenit, pësoi dëme të mëdha. Përpos djegies së objekteve të banimit, forcat serbe gjatë kësaj periudhe vranë 113 civilë shqiptarë. Prej tyre, 45 janë identifikuar dhe varrosur, të tjerët konsiderohen konsiderohen të zhdukur. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.