02-12-2020

Në Krushë të Vogël, u bë thirrje që Serbisë t’i shtohet presioni lidhur me fatin e të pagjeturve

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, në Krushë të Vogël janë bërë homazhe dhe janë kujtuar të masakruarit në këtë fshat nga përfaqësues  të komunës së Prizrenit , aktivistë e qytetarë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se duhet punuar së bashku të gjitha institucionet që të zbardhet fati i të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë po ashtu se Kosova duhet të kërkojë nga Bashkësia Ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë, për të treguar fatin e 1647 qytetarëve.

“Duhet bashkërisht të gjitha institucionet të punojmë që të bëjmë më shumë për gjetjen e tyre , dhe duhet të kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombëtare që të bëjë presion më të madh Serbisë që të tregoj se ku gjendet të zhdukurit”, tha Haskuka.

Ndërsa, Kushtrim Gara, zyrtar i komisionit qeveritare për persona te zhdukur, tha se kjo çështje duhet të jetë prioritet, duke theksuar se presioni mbi Serbinë duhet të shtohet.

“Çështja e personave të zhdukur vazhdo të jetë dhe duhet të trajtohet si çështje prioritare dhe  bashkërisht të bëjmë përpjekje që familjarët të dinë për fatin e vend ndodhjes së më ta dashurave të tyre. Bashkë të shtojë presionin ndaj Serbisë lidhur me fatin e të zhdukurve”, u shprehë ai.

Agron Limani – Aktivist i Krushës se Vogël, tha se ata që kanë kryer masakrat në këtë fshatë shumica kanë qenë serbë lokal. duke shtuar se dënimi i tyre do të ishte lehtësim për familjarët.

“Krusha e Vogël i njeh ata që kanë bërë krimet e të cilët shumica janë serbë lokal të ndihmuar nga ushtria. Shpresojmë që Prokuroria për krime lufte të nisë gjykimin ndaj atyre që janë përgjegjës për krime lufte. Gjykimet e tyre do të ishin lehtësim për familjarët”, tha ai.

Gani Zylfiu, ka të vrarë babin dhe një vëlla nga masakra në Kurshë të Vogël, ndërsa një tjetër vëlla të zhdukur. Ai po ashtu kërkon që të ketë drejtësi për viktimat.

Komuna e Prizrenit do të ndërtojë një memorial në vendin ku është bërë masakra në Krushë të Vogël, si dhe rregullimin e varrezave të martirëve.  Osman Hajdari – Drejtor i administratës, tha se të dy projektet janë në fazën e tenderimit.

Asnjë koment

Comments are closed.