Në kufirin Serbi-Kroaci një kosovari iu kapën 40 mijë euro, i kishte fshehur në jastëk
Të dielën pasdite, doganierët e Vukovarit në Bajakovë, vendosën të shikojnë detajisht përmbajtjen e automjeteve të tyre gjatë hyrjes në Kroaci. Doganierët kontrolluan një rimorkiator me targa kroate, të cilin e drejtonte një shtetas i Kosovës.
Gjatë kontrollit të kabinës së traktorit, kanë parë edhe xhaketën e shoferit, në xhepin e të cilit kanë gjetur 10 mijë euro. Pas kësaj, ata kanë kontrolluar jastëkun që ishte në krevatin e shoferit dhe gjetën të fshehura 30 mijë euro të tjera, shkruan Indeksonline.
Për mosraportimin e 40 mijë eurove të gatshme, kosovarit i është shqiptuar kundërvajtje dhe është shqiptuar gjobë prej 12.000 euro.
E duke qenë se ka vendosur të përdorë “zbritjen” dhe të paguajë menjëherë dy të tretat e gjobës, ka paguar menjëherë 8000 euro gjobë nga shuma e parave që kishte me vete./Indeksonline/