23-11-2024

Në Kuvendin e Prizrenit, pritet debat i nxehtë për drejtorët e shkollave

Në mbledhjen sotme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, ndër të tjera pritet të zhvillohet edhe një debat “i nxehtë” rreth përzgjedhjes së drejtorëve dhe të zëvendësdrejtorëve të shkollave të komunës së Prizrenit, për të cilin ka pasur reagime e kritika, ndërsa LDK ka kërkuar edhe anulimin e konkursit, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Siç edhe kemi raportuar, publikimi i emrave për drejtorë ka shkaktuar mospajtime dhe përplasje në mes të anëtarëve të subjekteve politike të koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga VETËVENDOSJEPas publikimit të emrave, të enjten e kaluar, në rrjetet sociale kanë pasuar reagime nga Mimoza Bushrani, asambliste e VETËVENDOSJES, dhe nga Haziz Hodaj dhe Petrit Hoxhaj të LDK-së, që është në koalicion qeverisës. Pas kritikave, Hoxhaj ndërkaq ka paralajmëruar kreun e Komunës, Mytaher Haskuka, siç ka shkruar “do të shihemi të entjen në Kuvend”.

Pas reagimeve nga LDK, ka pasuar një reagim i Leart  Batushës, zyrtar i NISMËS, që në faqen e facebook-ut përmes publikimit të marrëveshjes për lidhjen e koalicionit për balotazh për Kryetarin e Komunës, nëntorin e kaluar, në mes të VV-së, LDK-së e Nismës ai ka demantuar zyrtarët e LDK-së, të cilën kanë reaguar, duke i përmendur atyre emra konkret nga PDK, të cilët sipas tij kanë dashur t’i kontrabandojnë gjoja si të LDK-së, duke i propozuar për drejtorë.

Por, derisa reagimet e anëtarëve të Kuvendit nga partitë tjera mbeten si individuale, pasi subjektet e tyre nuk kanë dalë me qëndrim zyrtar rreth përzgjedhjes së drejtorëve, ndryshe ka ndodhur me LDK-në, që këtë të hënë pas takimit të kryesisë së degës, ka kërkuar nga kryetari Haskuka anulimin e konkursit.

I pyetur për qëndrimin e tij rreth reagimeve për emrat e drejtorëve, kryetari Haskuka ka thënë për “gazetaeprizrenit.net” se i ka në tavolinë raportet e panelit përzgjedhës dhe se është duke analizuar.

Haskuka pritet që sot të jap ndonjë deklarate apo përgjigje, në mbledhjen e KK-së.

Edhe drejtori i Arsimit, Skënder Susuri ndërkaq reagimet pas publikimit të merave për drejtorë i ka ndërlidhur me interesa personale. Ai sot pritet “t’i kryqëzojë shpatat” me anëtarët e KK-së, rreth kësaj çështjeje, që konsiderohet si pika më interesante e seancës./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.