Në lagjen “Halil Berisha” të Prizrenit, të shtunën bëhet krasitja e drunjëve
Kompania “Ekoregjioni” njofton se në lagjen “Halil Berisha”, me datë 10.12.2022 ( e shtunë), paradite, do të bëhet krasitja e drunjëve përreth lagjes.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen banorët e lagjes “Halil Berisha”, se me datë 10.12.2022 ditë e Shtunë, nga ora 07:00 deri në ora 15:00, do të bëhet krasitja e drunjëve përreth lagjes.
Lusim qytetarët e kësaj lagje që me këtë datë të mos parkojnë automjetet e tyre, për arsye sigurie, sepse në të kundërtën do të njoftohen organet e rendit për largimin e tyre.
Ju falemnderit për mirëkuptimin tuaj.