23-11-2024

Në Landovicë aksident me të lënduar

Policia raporton për një aksident trafiku në Landovicë të Prizrenit ku janë përfshirë një veture dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët dërgohen për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Pasagjeri pas tretmanit mjekësor lirohet, kurse drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda (frakturë të krahut dhe brinjëve) dërgohet për tretman të mëtejme mjekësor në QKUK. Me vendimin e prokurorit vozitësi i dyshuar lirohet.

Asnjë koment

Comments are closed.